TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Shkurt 2025, 21:51

Enver Bytyçi: Përplasja Osmani-Kurti e inskenuar nga Rama, e përdori për të dobësuar Albinin

Shkruar nga Pamfleti

Enver Bytyçi: Përplasja Osmani-Kurti e inskenuar nga Rama, e

Sot marrëdhëniet e Haradinajt me Ramën janë shumë të ngushta, aq sa Haradinaj deklaratat kundër Kurtit i bën me porosi të Ramës. Mendoj se Haradinaj dhe Rama kanë këto marrëdhënie të ngushta për interesa korruptive.

Analisti Enver Bytyçi duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, në emisionin “Të Pashoq” u shpreh se një nga arsyet sepse Albin Kurti nuk do të arrijë kuotën e 51%, por do të jetë mbi 40 %, është ndarja me Presidenten Vjosa Osmani.

 “Elektorati i Vjosa Osmanit është kthyer te LDK, kemi një elektoral të lëvizjes Guxo, por edhe kjo nuk ka një marrëdhënie të mirë me Presidenten, çka do të thotë se elektorati i Presidentes Osmani nuk do të shkojnë as te kjo lëvizje. Mendoj se elektorati i Vjosa Osmanit nuk do të mbështesë VV-në”, tha Bytyçi.

Ai tha se përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtin kanë një inskenim nga Tirana.

Edi Rama e shpërfilli në fillim Vjosa Osmanin kur erdhi si Presidente në Tiranë.

E mbani mend se çfarë ndodhi në Pejë? Edi Rama i tha Ramush Haradinajt që nëse ti i thua tradhëtar Hashim Thaçit, atëherë ti je gomar.

Sot marrëdhëniet e Haradinajt me Ramën janë shumë të ngushta, aq sa Haradinaj deklaratat kundër Kurtit i bën me porosi të Ramës. Mendoj se Haradinaj dhe Rama kanë këto marrëdhënie të ngushta për interesa korruptive.

Vjosa Osmani nuk ka interesa korrupsioni me Ramën, por është ndikuar nga administrata Biden. Janë koordinuar Rama me përfaqësuesit diplomatikë të Amerikës që të përdorin dikë, për të dobësuar pozitat e Kurtit në pushtet dhe në rastin konkret gjetën Presidenten Osmani”, tha Bytyçi.

Sipas tij, Presidentja Osmani gjykon se ka arritur atë se çfarë ka dashur, ka zënë pozicione të caktuara, ka arritur qëllimin e saj në politikë dhe nuk ka ndonjë interes.

 

Lini një Përgjigje