TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Gusht 2023, 09:19

E rëndë në Kosovë! Pacienti i vë zjarrin Repartit të Urgjencës dhe humb jetën; i gjithë ekipi kujdestar asfiksohet

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kosovë! Pacienti i vë zjarrin Repartit

Një pacient ka mbetur i vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, ndërsa tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar.

Pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë, por kishte dalë nga aty në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.

Ndërsa një paciente tjetër, ekipi kujdestar ku përfshiheshin dy mjekë dhe dy infermiere kanë pësuar shenja të helmimit nga tymi dhe janë trajtuar në Emergjencë.

Për rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës.


“Sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Aktualisht policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njofton policia.

kosovë pacienti i vë zjarrin

Lini një Përgjigje