TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Janar 2024, 13:04

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën në aksidentin tragjik, Gërvalla: Po kryhen procedurat për kthimin e trupave

Shkruar nga Pamfleti

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën në aksidentin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas aksidentit tragjik në Hungari, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën.

Gërvalla në një postim në Facebook bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.

Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre. Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!”, shkruan Gërvalla.

 

kosova aksident tragjik gervalla dy te rinj

Lini një Përgjigje