TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Nëntor 2023, 10:31

Djegia e makinës së nënkryetares së Leposaviçit, reagon policia: Kemi nisur hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e makinës së nënkryetares së Leposaviçit,

Makina e nënkryetares së Leposaviç-it, Dragana Miletiç, në veri të Kosovës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti, por hetimet kanë nisur.

“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviçit. Një pjesë e një makine është përfshirë nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani.

Edhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për makinën e nënkryetares, Miletiç.

Ndërkaq, nënkryetarja Miletiç, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

leposaviç dragana miletiç

Lini një Përgjigje