
Një makinë është djegur në mbrëmjen e së martës në Leposaviç.
Sipas “KoSSev”, bëhet fjalë për makinën e nënkryetares së Komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiç.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga zjarri është përfshirë një pjesë e makinës.
Ai ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.
Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.
Në fillim të qershorit, një person u arrestua nën dyshimin se kërcënoi Miletiçin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Lini një Përgjigje