TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Tetor 2023, 21:06

Detaje nga aksidenti i ekipit të KFOR në Kosovë, një person humb jetën; 2 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga aksidenti i ekipit të KFOR në Kosovë, një person

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatim Leshan.

Mësohet se personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është plagosur rëndë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Express.

Në media u raportua se në aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

aksident kosove kfor

Lini një Përgjigje