
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për takimin e djeshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Përmes një komunikate për media, DASH ka thënë se mirëpret bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ndërsa rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë.
Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH-it.
Lini një Përgjigje