TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shkurt 2023, 22:22

Aleksandar Vuçiç ndryshon mendje: Nuk e negocioj njohjen e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Aleksandar Vuçiç ndryshon mendje: Nuk e negocioj njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se ka nisur të ndryshojë kurs. Ndonëse para se të shkonte në Bruksel po paralajmëronte njohjen e Kosovës, sot ka bërë një deklaratë ndryshe.

Ai u shpreh se këtë pjesë nuk e negocion. “Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi konfirmoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan propozimin evropian për normalizim dhe se tani po punojnë për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Ky propozim synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kurrë nuk kemi negociuar në fshehtësi. Asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i publikuar nga BE-ja, pas rundit të bisedimeve në Bruksel, më nuk mund të negociohet dhe është shndërruar në një kornizë për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. 

vucvic serbia dialogu

Lini një Përgjigje