
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar mbi bisedimet e një dite më parë në Bruksel dhe reagimet e forta në Beograd nga opozita.
Në një reagim ai shprehet se ka mbetur i çuditur nga reagimet për planin franko-gjerman, pasi siç tha ai, planin ai ua ka prezantuar deputetëve në seancën e Kuvendit të Serbisë. Ai ka deklaruar se nuk ka fshehur asgjë nga dokumenti në fjalë.
“Unë personalisht i kam lexuar të gjitha këto në Kuvendin e Serbisë, veçanërisht pikat e vështira. Tash bëjnë sikur kanë fjetur apo nuk kanë dëgjuar. Sonte do të flas për çdo gjë në detaje, sepse kurrë nuk kam fshehur asgjë nga populli, e me atë që është publikuar mund ta shihni se asnjë shkronjë nuk kam thënë ndryshe në Asamblenë Kombëtare dhe nuk kam fshehur asgjë. Dhe ata në BE e dinë shumë mirë se çfarë i kam thënë Macronit dhe Scholzit dhe çfarë i kam thënë zonjës Meloni dhe çfarë i thash secilit prej miqve tanë evropianë”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka thënë se Serbia e sheh ndryshe çështjen e Kosovës nga 22 shtete anëtare të BE-së që e kanë pranuar Kosovën.
Lini një Përgjigje