TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2023, 20:28

Chollet bisedë telefonike me Kurtin: Kosova tani është më afër se kurrë drejt BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Chollet bisedë telefonike me Kurtin: Kosova tani është më

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zbardhur bisedën telefonike që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se e kishte uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Chollet u shpreh se Kosova tani është më afër se kurrë në të ardhmen e saj drejt BE-së.

Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në një Twitter.

kurti chollet bisedë telefonike

Lini një Përgjigje