TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Korrik 2023, 19:07

Bllokimi i licencës, gazetarët e “Klan Kosovës” dalin në protestë

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i licencës, gazetarët e “Klan Kosovës” dalin

Dhjetëra gazetarë kanë protestuar ditën e sotme në Prishtinë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për mbylljen e televizionit kombëtar privat, Klan Kosova.

Vendimi konsiderohet i padrejtë dhe i rrezikshëm për lirinë e medias në Kosovë. Protestës i është bashkuar dhe shoqëria civile, e cila kërkon nga Albin Kurti të tërhiqet nga ky vendim skandaloz. Një prej gazetareve, Pranvera Behluli thotë se kanë protestuar për t’i treguar qeverisë së Kosovës se nuk mund ta mbyllin një media. Slogani i protestuesve ishte “Demokracia vdes në errësirë”.

“Sot kemi protestuar me qëllimin e vetëm për t’i dërguar një sinjal Qeverisë së Kosovës se nuk do mund ta mbyllin një medium në Kosovë, pasi kjo që po ndodh është e paprecedentë që nga pas lufta e këtej. Mesazhi ynë ka qenë i qartë, s’do mund ta ndalin lirinë e shprehjes në Kosovë”, u shpreh gazetarja. 

 

proteste klan kosova

Lini një Përgjigje