TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Dhjetor 2023, 10:51

Avokati: Kurrë nuk do të dihet motivi i vrasjes së Liridonës

Shkruar nga Pamfleti

Avokati: Kurrë nuk do të dihet motivi i vrasjes së Liridonës

“Kurrë nuk do të dihet motivi i vrasjes së Liridona Ademajt”.

Kështu ka deklaruar avokati kosovar, Tomë Gashi.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Gashi thotë se hamendësime mund të ketë, por motivi i vërtetë kurrë nuk do të dihet.

'Këshillë për “ekspertët” kujdestar të motiveve!

Motivi i vrasjes se Liridona Ademajt kurrë nuk do të dihet.

Hamendësime edhe mund të keni, por motivin i vërtetë kurrë nuk do ta dini!

Naim Murseli e organizoi vrasjen e Liridonës për të mos u ditur kurrë motivi.

Po ju “eksperta”, motivin si po e dini?

Ju ka thënë këtë Naimi apo si…!?', shkruan Gashi.

 

Lini një Përgjigje