TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Gusht 2024, 20:57

As Kosova nuk gjen qetësi nga krimi, një grua vret kunatin e saj

Shkruar nga Pamfleti

As Kosova nuk gjen qetësi nga krimi, një grua vret kunatin e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Prishtinë, ku një një grua ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Duket se as Kosova nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Kujtojmë se disa ditë më parë u vra xhaxhai i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”. Krimin e rëndë e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ndërsa konfirmoi se autorja është vetëdorëzuar në polici.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.

Ndërsa bëhet me dije se po punohet për t’u zbardhur shkaku I ngjarjes.

Lini një Përgjigje