
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për fitoren.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë së Kosovës, e cilëson SHBA-në një aleat, mik dhe partner kyç dhe mezi pret të punojmë së bashku për përparim dhe paqe.
Presidenti Begaj uron Trump për fitoren!
“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkruan Kurti.
Urimi i Kurtit erdhi pas publikimit të rezultateve ku Donald Trump siguroi mbi 270 vota të kolegjit Zgjedhor, duke i mundësuar edhe fitoren e bindshme, kundrejt rivales Kamala Harris.
Lini një Përgjigje