TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Mars 2024, 12:19

Albin Kurti: Agresiviteti i Serbisë nuk na frikëson, por na bën më të kujdesshëm

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti: Agresiviteti i Serbisë nuk na frikëson, por na bën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar Serbinë si 'nevrike dhe agresive', duke theksuar se kjo e bën Kosovën më të kujdesshme dhe jo të frikësuar.

Në një deklaratë për mediat nga inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kurti u shpreh se Kosova ka paralajmëruar gjithmonë për rrezikun për sigurinë nga shtetet jodemokratike në rajon, por sipas tij,  “këtë gjë hollësisht dhe më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund ta dijë askush”.

“Pata nderin bashkë me komandantin e Sigurisë së Kosovës të shoh edhe këta 15 kamionë multifunskionalë të firmës gjermane që i kemi përfshirë tashmë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 10 prej tyre i kemi blerë me buxhetin e shtetit, 5 janë donacion. Pra ky është partneritet që po bëjmë. Edhe marrim donacion edhe blejmë në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti e siguria e qytetarëve të jetë e pacenueshme. Ne e kemi pas të qartë që fqinj jonë verior është agresiv, është nevrik, mirëpo kjo na bënë të kujdesshëm, assesi të frikësuar”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje