TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Shtator 2023, 09:37

Akuzat për krime lufte, sot gjyqi i radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për krime lufte, sot gjyqi i radhës ndaj ish-krerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëce të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.

Në gjykatë është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe.

Vet dëshmitari kishte deklaruar se Humans Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.

Avokati britanik, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Humans Right Watch.

uck

Lini një Përgjigje