TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Shtator 2023, 11:13

Kurti ashpërson gjuhën me Beogradin: Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti ashpërson gjuhën me Beogradin: Serbisë duhet t’i
Vuçiç dhe Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median estoneze “Delfi” ka folur për dialogun me Serbinë.

Kurti ka thënë se Serbisë “duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota”.

Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e trazuar pas ngjarjeve në veri të vendit dhe thotë se s’ka ndonjë afrim në raportet me Serbinë, derisa thotë se Beogradi me Moskën janë në raporte tepër miqësore.

Numri një i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë se Serbia e inatosur nga pavarësia e Kosovës, s’po i lejon serbët që të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe po qëndron si një mur në rrugën drejt BE-së.

“Beogradi, i indinjuar nga pavarësia e Kosovës, nuk i lejon serbët të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe qëndron si mur në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti për “Delfi”.

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do takohen në 14 shtator në Bruksel.Kjo është konfirmuar edhe nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak u kujdes të takohej në veçanti me secilin prej tyre javën që shkoi, dhe t`u rikujtonte se të gjitha marrëveshjet e dialogut janë të vlefshme e duhen zbatuar plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme.

“Në Bled, pata një bisedë me kryeministrin Kurti. Diskutuam mbi përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim tek normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, shkroi  Lajçak 

 

 

kurti serbia

Lini një Përgjigje