TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Tetor 2023, 16:47

A u negociua për tërheqjen e terroristëve? Zveçla: Absolutisht jo! Hoxha: Jemi polici me vlera, jo çdo qen që shohim e vrasim!

Shkruar nga Pamfleti

A u negociua për tërheqjen e terroristëve? Zveçla:

Ministri i Brendshëm së Kosovës, Xhelal Zveçla, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka hedhur poshtë zërat se ka pasur negociata me terroristët për t’i lënë atyre një korridor largimi.

Zveçla deklaroi se ata janë larguar për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe po ashtu edhe falë përgatitjes së tyre ushtarake.

“Absolutisht nuk ka pasur asnjë negociata me askënd, gjatë këtij aksioni. Unë nuk mund të rresht se falenderuari për profesionalizimin e tyre. Në fillim në kemi folur për 30 pjesëtar, tani mund të themi që janë mbi 90 persona që kanë marrë pjesë.

Kjo do të thotë që policia jonë ka qenë në numër më të vogël sesa sulmuesi. Armatim nuk kemi parë, policia jonë nuk zotëron armatim të këtij kalibri, po ashtu  edhe terreni ka qenë I vështirë, por përkundër gjithë këtyre disavantazheve, policia ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

Tërheqja e këtyre pjesëtarëve është bërë edhe për shkak të terrenit shumë të rëndë, por patjetër edhe përgatitja e tyre ushtarake, ku ata pastaj kanë ditur ku me gjetur kanale”, tha Zveçla.

Gjithashtu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, konfirmoi të njëjtën gjë teksa shtoi se një nga arsyet ishte terreni. Ai deklaroi se policia e Kosovës jo çdo qen që sheh e qëllon dhe e vret.

“Ne kemi qenë në mes të operacionit dhe nuk ka pasur asnjë negocim për të liru dikë me u tërheq. Janë dy çështje të cilat ndoshta ai numër i madh ka mundur me u tërheq, është vështirësia e terrenit dhe po ashtu profesionalizmi i policisë së Kosovës, ne nuk jemi polici që çdo qen që e shohim e qëllojmë dhe e vrasim, jemi polici me vlera demokratike”, tha ai.

sveçla

Lini një Përgjigje