TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Tetor 2023, 16:23

“Vuçiç i përfshirë në sulmin në Veri”, Sveçla nxjerr detaje të reja: Grupi terrorist u stërvit në poligonin e ushtrisë serbe

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç i përfshirë në sulmin në

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për mediat së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, kanë prezantuar detaje të reja tronditëse të cilat vërtetojnë përfshirje e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmin në Banjskë.

Sveçla tha se përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist të cilët u konfiskuan, vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi dhe se i përfshirë është dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiçi, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefi i komandës së ushtrisë, Milan Mojsiloviç. Vuçiçi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, tha Sveçla.

“Vuçiç i përfshirë në sulmin në

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se nga hetimet e bëra kanë ardhur në përfundim se grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, është stërvitur për një kohë të gjatë në territorin e Serbisë.

Hoxha shtoi se grupi ishte stërvitur në hapësirën e Hotel Grey në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiçit, ndërsa po ashtu është stërvitur edhe në poligonin më të madh ushtarak në Serbi në “Pasuljanske Livade”.

Sipas tij Serbia u ka vënë në dispozicion grupit logjistikën e infrasatrukturën për stërvitje, teksa shtoi pamjet e reja janë siguruar nga dronët e grupit që janë konfiskuar.

“Vuçiç i përfshirë në sulmin në

Bazuar në të dhënat e siguruara, rezulton se qendra e grupit terrorist ishte Kopaoniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiçit. Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një prej poligonet më të mëdha ushtarake të Serbisë, së paku 4 ditë para sulmit në Banjskë”, ka thënë Hoxha në konferencë për media.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, gjithashtu ka shfaqur në konferencë për media foto të armëve të ndryshme që janë gjetur sërish në vende të ndryshme në Banjskë të Zveçanit.

“Vuçiç i përfshirë në sulmin në

Këto janë pajisje ushtarake të gjetura, është minë e përdorur me teledirigjim në sulmin ndaj kolegëve tanë, me çrast humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku nga sulmi i parë me detonim nga kjo lloj mine”, tha Hoxha.

Hoxha deklaroi se shumë nga armët e gjetura janë prodhim i ri i Serbisë dhe se nuk mund të gjenden në treg të zi./Pamfleti

sveçla detaje sulmi

Lini një Përgjigje