TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Maj 2026, 21:30

“0 me 40”, avokati i Thaçit kritika Speciales: Gjatë 5 viteve nuk u pranua asnjë kërkesë e jona

Shkruar nga Pamfleti
“0 me 40”, avokati i Thaçit kritika Speciales: Gjatë 5
Luka Mishetiç

Luka Mishetiç, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mishetiç, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se gjatë pesë vjetëve e gjysmë që Thaçi ndodhet në paraburgim, të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja janë refuzuar.

Sipas tij, bilanci i ankesave në rastin e Thaçit është “0 me 40” në favor të Speciales.

Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar ai.

Zyrtarisht, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 20 korrik 2026.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh për secilin nga të akuzuarit, kërkesë që është kundërshtuar ashpër nga mbrojtja e tyre.

luka mishetiç thaci

1 Komente

  1. T
    Tony

    Edhe avokatin e paskan ptranuar me ich e me vich. Mire tu behet e ne biruce te kalben. Nuk eshte mire sepse njolloset lufta e popullit Dardan.

    Lini një Përgjigje