TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 22:24

“Zonja është në hall”/ Kryemadhi i përgjigjet me mesazh të “koduar” Ramës: Ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në tokë!

Shkruar nga Pamfleti

“Zonja është në hall”/ Kryemadhi i përgjigjet me

Deputetja Monika Kryemadhi ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama, i cili deklaroi në një studio televizive se Kryemadhi kishte halle tani, duke iu referuar masës së sigurisë “detyrim paraqitje” që SPAK i vendosi asaj pak ditë më parë.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi i është përgjigjur Ramës vetëm me një fjali nëpërmjet të cilës i përcolli një mesazh të koduar.

“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në tokë”, shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë që më herët Rama tha për Kryemadhin: “Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë.”

Lini një Përgjigje