Opozita do të shkojë sërish e përçarë në zgjedhjet e reja do të mbahen për kryetar bashkie në Kukës.
PD zyrtare do të ketë kandidat të saj dhe Sali Berisha kandidatin e vet.
Sot në një konferencë për mediat, Berisha përjashtoi çdo mundësi mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën.
“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Demokratët duhet të bashkohen por Lul Brava e Ali Basha janë pengje mjerane të keqpërdorura nga Edi Rama”- tha Berisha.
Për këtë deklaratë të Berishës ka reaguar deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku.
‘Pra demokratët e Kukësit duhet te sakrifikohen ne opozitë, duhet te vazhdojnë te durojnë shokët e Safetit ne Bashki të Kukësit.., sepse Rithemelimi me “pare bashkëpunon me Taluant Ballen sesa me pjesën tjeter te PD.” E papërgjegjshme…’- tha Çollaku.
Kukësi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja më 24 shtator, pas videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Në një kohë kur PS e ka caktuar kandidatin, Albert Halilajn, një figurë që gëzoi mbështetjen e bazës, ish -drejtor i Tatimeve në Kukës, i emëruar së fundi prefekt i qarkut, e djathta shfaqet edhe në këtë garë të pjesshme me sfidën e përçarjes që në zgjedhjet vendore të 14 majit.
I rikthyer në fund korrik në krye të PD-së, Lulzim Basha, mësohet nga burime brenda selisë blu, se ia beson kandidimin për këtë garë Arif Rexhmatit, kreut të degës në Kukës.
Në aleancën e zbehur pas zgjedhjeve me Partinë e Lirisë, Sali Berisha ende nuk ka një emër dhe është ende në mëdyshje nëse do i besojë sërish, Admir Sinamatin.
Lini një Përgjigje