Me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut” kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka ftuar në një darkë informale të hënën me 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë darkë është edhe Shqipëria e ftuar, por nuk do të përfaqësohet nga asnjë nga krerët e shtetit, shkruan gazeta greke Protothema.
Me shumë gjasa refuzimi i liderëve shqiptarë për darkën e 21 gushtit lidhet me kërcënimet e Athinës zyrtare për çështjen e Fredi Belerit, e cila disa herë ka kërcënuar se do të pengojë integrimin e vendit tonë në BE.
Pas ditë më parë edhe Kryeministri Rama reagoi për Belerin dhe pyeti Greqinë se cili vend në Europë liron nga burgu një zyrtar të akuzuar nga prokuroria.
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos ku do të flitet për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Kjo shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan që nga viti 2019.
Ftesës së kryeministrit grek i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Gjithashtu kanë konfirmuar pjesamarrjen: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo. Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.
Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së. dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou./Pamfleti
Lini një Përgjigje