TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 14:20

Ylli Pjetërnikaj u konfirmua si Prokuror: A do ta mbajë fjalën anëtari i KLP-së Zeqir Hoda, për t’ia dhënë votën Klodian Brahos?

Shkruar nga Pamfleti
Ylli Pjetërnikaj u konfirmua si Prokuror: A do ta mbajë fjalën
Ylli Pjetërnikaj /

Një pazar i pastër në zemër të SPAK: si ndryshoi qëndrimi për Ylli Pjetërnikajn për një votë të vetme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë...

Prokurori Ylli Pjetërnikaj sapo u konfirmua në detyrë nga Apeli i Vetingut.

Një ndryshim kursi 180 gradë në qëndrimet e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ka ndezur alarmin për një pazar të pastër brenda strukturës më të rëndësishme të drejtësisë. Çështja lidhet me konfirmimin në detyrë të prokurorit Ylli Pjetërnikaj, i cili fillimisht ishte propozuar për shkarkim, por përfundoi i “larë” nga Vettingu, pas një manovre të hapur të SPAK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA).

Burime të shumta brenda sistemit dhe publikimet investigative të “Pamfletit” zbulojnë një marrëveshje të heshtur: mbrojtja e Pjetërnikajt në KPA u përdor si garanci për një votë vendimtare në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në favor të kandidatit për drejtues të ri të SPAK, Klodian Braho.

Altin Dumani, në fillim të procesit, përfaqësoi personalisht qëndrimin për shkarkimin e Pjetërnikajt, duke u mbështetur në argumentet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, që kërkonte përjashtimin për shkak të pasurive të pajustifikuara. Por në fazën përfundimtare, SPAK ndryshoi qëndrim. Në seancën vendimtare, Dumani nuk u shfaq vetë, por dërgoi përfaqësuesin e tij, pikërisht Klodian Brahon, i cili, në emër të drejtuesit të SPAK, kërkoi që KPA të linte në fuqi vendimin për konfirmimin në detyrë të Pjetërnikajt.

Ky “rrotullim” i beftë erdhi pikërisht në prag të votimit në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Pjetërnikaj është mik i ngushtë i anëtarit të KLP-së, Zeqir Hoda, një prej votave më të rëndësishme në këtë proces. Një votë e tij mund të përcaktojë fituesin mes katër kandidatëve, dhe kjo e bën lëvizjen e Dumanit jo vetëm të dyshimtë, por të ngarkuar me nuanca të forta korrupsioni institucional.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mbylli çështjen me një vendim të pazakontë, duke “pushuar ankimin” dhe duke i dhënë Pjetërnikajt konfirmimin përfundimtar në detyrë, pa asnjë analizë mbi pasuritë e dyshimta të deklaruara nga ai dhe familjarët e tij.

Kjo nuk është më një çështje profesionale, por politike dhe morale: a do ta mbajë fjalën Zeqir Hoda? A do ta shpërblejë “nderin” e bërë duke ia dhënë votën Klodian Brahos, kandidatit që tashmë përfaqëson vetë strukturën e komprometuar të SPAK?

Nëse kjo ndodh, atëherë nuk do të kemi më drejtësi të posaçme, por një “drejtësi të ndërsjellë”, ku shkarkimet e Vettingut dhe votat në KLP bëhen me pazar, si mall në treg. Dhe në krye të këtij pazari, qëndron heshtja e Altin Dumanit, një heshtje që vlen më shumë se çdo provë./Pamfleti

ylli pjetërnikaj zeqir hoda klp

3 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Ky esht grabitje vote perse i koruptuari Klodian Braho lejohet te caktoj staf kur ka hyr ne gar mendoj se nuk lejohet por Klodua e para dubet ti kontrollohet dosja e tija dosna e familljes se gruas ta shofim sa vlejn Nje prokuror ne ate post duhet te jet i paster vet Po vazhdoj keshtu me kete prokuror Do lulzoi krimi Droga Korupsioni Te na rroj Skrapari dhe Gjormi

    1. P
      Petrit 313

      Ylli Pjeternikaj shume shpejt do jet prokuror i spak. Eshte person i pakompromentueshem karierist. E kam pasur prokuror ne ceshtjen time dhe nuk bente asnje tolerim as miq as kafe nuk kishte

      1. N
        Neomalësori

        Bravo Ylli! Bëje mirë, shkruaje vetë!!

      Lini një Përgjigje