TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2023, 10:22

"Vrasës i opozitës shqiptare", Berisha: Rama ka vënë gjoba në Tiranë e Prishtinë deri në 50 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

"Vrasës i opozitës shqiptare", Berisha: Rama ka

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka vijuar sulmet ndaj kreut të qeverisë.

Ai tha se Rama ka vrarë opozitën shqiptare dhe insiston se s’mund t’i shpëtojë drejtësisë.

Berisha thotë se do të insistojnë ngritjen e komisioneve për çështjen McGonigal. Po ashtu, ai tha se Rama është i implikuar në gjobëvënie i Ramës arrin deri në 50 mln euro në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Afera McGonigal është një nga skandalet më të mëdha. Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama ka shumë të dhëna se u bë pjesë e sistemit të gjobëvënies të ekipit McGonigal dhe atij vetë ndaj biznesmenëve shqiptarë. S’ka dhe s’mund të ketë një vend tjetër në botë dhe drejtësia të mos thojë asnjë fjalë. Drejtësia ka qenë dhe është në vorbullën e aferës Rama-McGonigal. Këta plackitës, gjobvënës qarkullojnë të lirë me avion e helikopter në të 4 anët kur vendi i tyre është aty me të gjithë gjobvënësit, por këta nuk janë se sistemin e kanë vendosur me miratimin e Edi Ramës. Ne do të insistojmë dhe s’heqim dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzkekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjin. Rama ka shekel të gjithë ligjet e vendit.

Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Ai është i implikuar në gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje