TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2025, 22:55

Vokshi përlotet në Asmblenë e KiE: Më 11 maj, më kërcënuan mua dhe vajzën

Shkruar nga Pamfleti

Vokshi përlotet në Asmblenë e KiE: Më 11 maj, më

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur sot sallën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku me lot në sy ka denoncuar publikisht se është kërcënuar së bashku me vajzën e saj në qendrat e votimit në Vorë, gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Në një fjalim të mbajtur në sesionin plenar, Vokshi deklaroi se procesi zgjedhor në Shqipëri ka qenë një farsë, ku, sipas saj, janë shkelur në mënyrë flagrante të gjitha standardet ndërkombëtare të vendosura nga dokumenti i Kopenhagenit.

Deputetja rrëfeu se në mes të ditës, në Vorë, është kërcënuar nga persona me të kaluar kriminale, të dënuar për vrasje dhe trafik droge, dhe se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën e saj.

E vërteta është më alarmante. A mund të jenë zgjedhjet demokratike kur kriteret e dokumentit të Kopenhagenit janë shkelur në mënyrë flagrante?! Unë kam qenë e pranishme në disa procese zgjedhore, por nuk kam parë kurrë një klimë terrori si kjo. Në Vorë u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Edhe koleget e mia e dinë mirë këtë. Edhe vajza ime u kërcënua para qendrës së votimit. Pavarësisht apelit në polici dhe denoncimit në SPAK, askush nuk ka reaguar deri tani. Këta kriminelë janë ende të lirë dhe unë jam e frikësuar dhe në ankth derisa vajza ime kthehet në shtëpi. Unë ju pyes, a janë këto zgjedhje të lira”, tha Vokshi.

 

Lini një Përgjigje