TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 11:15

Emmanuel Macron: Franca do të riangazhohet në rajon, në Tiranë jam për të rregulluar një gabim

Shkruar nga Pamfleti
Emmanuel Macron: Franca do të riangazhohet në rajon, në
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se vizita e tij në Tiranë, është një konfirmim për një rol të ri të Francës në rajon.

Në konferencën për mediat në krah të kryeministrit Rama, Macron tha se është një gabim që përgjatë këtyre viteve Shqipëria nuk është vizituar nga asnjë president francez.

Për këtë, ai shtoi se është në Tiranë për të rregulluar gabimin.

“Është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj, me atë që po ndodh në Ukrainë dhe rikthimin e terrorizmit në vendin tonë, Brukseli u sulmua mbrëmë. Vizita ime është një formë e riangazhimit të Francës në rajon, se ishte një gabim i thellë që pse nuk ka ardhur asnjë president francez, ishte momenti për ta bërë, kjo është një formë e rregullim të gabimit”, tha Macron.  

Macron gjithashtu theksoi se prania e tij në Tiranë do ti hapë rrugë bashkëpunimit mes Francës, vendit tonë dhe vendeve të Rajonit.

Macron lajmëroi edhe bashkëpunimet mes dy vendeve ku veçoi atë të hapjes së një liceu frëng në Korçë.

‘Unë mund t’ua them që jam i  lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjen krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djehsmë në Buksel.

Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu... dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të bijojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë.’, tha Macron.

emmanuel macron

Lini një Përgjigje