TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Gusht 2023, 15:43

Videoskandali i kryebashkiakut të Divjakës, Korreshi: Situatë tragjike! S’dihet ku shkojnë taksat e qytetarëve, plehrat mblidhen me sfurk

Shkruar nga Pamfleti

Videoskandali i kryebashkiakut të Divjakës, Korreshi: Situatë

Deputeti, Saimir Korreshi ka komentuar videon e publikuar ku dëgjohej kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea teksa ofendonte banorët, pas ankesave dhe protestave të zhvilluara nga ana e tyre për problemet në zonë.

Gjatë kësaj interviste për “News 24”, Korreshi e quajti këtë rast si tragjik, pasi sipas tij përveç vjedhjes që i bëhet qytetarëve atje, tani ju është shtuar dhe një mal me plehra.

Deputeti demokrat theksoi se çështja e mbetjeve është serioze dhe se qytetarët duhet të përballen me një situatë tejet shqetësuese.

Është përgjigjur në mënyrë arrogante. Videon ma kanë dërguar qytetarët dhe e publikova. Aty është një zonë dhe një situatë tragjike ku përveç hajdutërisë, siç e dini  aty është një mal plehrash. Kur ndizet kundërmon e gjithë zona. Bëhet një situatë e padurueshme”, ka thënë ai.

Fusha e plehrave u shpreh më tej deputeti është rihapur duke dëmtuar ‘mushkëritë’ e Lushnjës.

Është skandaloze se si taksat që mblidhen nuk dihet ku shkojnë dhe plehrat vazhdojnë të mblidhen me sfurk. Qytetarët më kanë bërë me dije se do t’i vazhdojnë protestat, unë do të jem me ta”, ka thënë ndër të tjera Korreshi.

korreshi divjakë plehrat

Lini një Përgjigje