TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Gusht 2023, 15:11

Çështja "Beleri" dhe frika e madhe e Greqisë, Spartak Ngjela zbulon prapaskenat

Shkruar nga Pamfleti

 

Çështja "Beleri" dhe frika e madhe e
Spartak Ngjela

"Të gjitha qeveritë e Greqisë kanë shumë frikë nga Çamëria dhe krimet që kanë bërë kundër shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1946. Qëndroni dhe ruajeni qetësinë se krimet e Çamërisë do t'i paguani, të gjitha, dhe me një faturë shumë të shtrenjtë"

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar protestën për lirimin e Fredi Belerit tha se shqiptarët janë tallur me qeverinë e Greqisë gjatë gjithë natës së djeshme. Duke e quajtur tubimin një turp të qeverisë greke, Ngjela tha se Greqia ka frikë nga krimet që kanë bërë kundër shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1946.

“Ja sa ishin dje në Himarë në tubimin e qeverisë së Greqisë. Shqiptarët janë tallur me qeverinë e Greqisë gjatë gjithë natës së djeshme...

Një turp i qeverisë grekë. Primitivitet politik që vjen në kryeqendrën e Labërisë për të mbrojtur një hajdut, dhe mbledh  aty një grusht njerëzish, shumica fakirë që punojnë në Greqi si emigrantë. Si nuk e kuptuan një herë këta derëzes mesjetarë që Shqipëria dhe shqiptarët sot janë shumë të fortë dhe me dy shtete në Gadishullin Ilirik.

Të gjitha qeveritë e Greqisë kanë shume frikë nga Çamëria dhe krimet që kanë bërë kundër shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1946. Qëndroni dhe ruajeni qetësinë se krimet e Çamërisë do t'i paguani, të gjitha, dhe me një faturë shumë të shtrenjtë...”-shkruan Ngjela në Facebook.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje