Vetë SPAK që thotë se nuk ka prova, në raportin hetimor që publikoi, komikun Ermal Mamaqi e përmend 7 herë vetëm në një fashikull të dosjes; duke e cilësuar “pjesë kryesore e aktive të grupit të organizuar”; i cili me vulën e restorantit të tij “ME’NAM”, lëshonte fatura tatimore false për restorantin dhe shoqatat e Ilir Beqajt e Emal Kurtulajt...
Ka zgjatur vetëm 1 muaj, procedura e SPAK për ndjekjen e komikut Ermal Mamaqi, si pjesë e grupit që lëshonte fatura tatimore false në vlerë miliona lekë, për restorantin “Gzona” të Ilir Beqajt, duke vjedhur fondet e shtetit dhe të BE.
Agjentët e BKH, janë urdhëruar nga prokurorët e çështjes, që për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, të vazhdojë procesi lidhur me faturat false, ndërsa për Ermal Mamaqin të ndërpritet hetimi.
Që do të thotë, se prej datës 1 shkurt 2024, ndaj Mamaqit dhe 4 bizneseve e pasurive legale e pasurive të fshehura të tij, nuk do të bëhet më hetim; ndërsa provat që BKH mblodhi në tatime, doganë, kadastër, polici dhe në ente e shërbime të tjera publike, janë konsideruar pa vlerë.
Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, hetimi për komikun Ermal Mamaqi, është pushuar pas ujdisë së bërë në SPAK, mes trupës së prokurorëve, duke e trajtuar si person publik pa precedentë dhe gjoja për mungesë provash bindëse.
Na fakt, vetë SPAK në raportin hetimor që publikoi, komikun Ermal Mamaqi e përmend 7 herë vetëm në një fashikull të dosjes; duke e cilësuar “pjesë kryesore e aktive të grupit të organizuar”; i cili me vulën e restorantit të tij “ME’NAM”, lëshonte fatura tatimore false për restorantin dhe shoqatat e Ilir Beqajt e Emal Kurtulajt.

Pas publikimit të këtij krimi fiskal me mashtrim e vjedhje miliona lekë, Ermal Mamaqi kërcënoi mediat me burg, nëse nuk do hiqnin shkrimet.
Mirëpo, qenkan zotërinjtë e SPAK, të cilët kanë bërë pazar e kanë rënë në ujdi, që Ermal Mamaqi të hiqet nga dosja hetimore, duke mos u ngarkuar me përgjegjësi penale për faturat tatimore false, kur ato i ka lëshuar ai.
Madje sipas hetimit të BKH deri ditën kur u ndërpre, rezulton se Ermal Mamaqi, në emër të 4 firmave të tij “Venere By Ami Sh.p.k”, “Adfinitas Sh.p.k”, të restorantit “ME'NAM” e hotelit “Relux”, ka lëshuar dhe 132 fatura fiktive për subjekte të tjera, mes tyre institucione shtetërore.
Është absurde të ndalosh hetimet, për një person që bashkë me gruan e tij, të maskuar si artistë e biznesmenë, kanë vënë pasuri miliona Euro, mes tyre vilë luksoze 700 mijë Euro te kompleksi “Rolling Hills” dhe 2 apartamente e 1 vilë para saj.
Më 14 tetor 2016, Ermal Mamaqi bleu objekt 215 m2 në qendër të Tiranës për biznesin e qendrës estetike “Venere By Ami Sh.p.k”; më 20 tetor 2016, bleu objekt 145 m2 për firmën “Adfinitas” me aktivitet ndërmjetësim martesash, reklama, aktivitete kulturore, ndërsa më 4 tetor 2021, bleu objekt për restorantin “ME' NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 u shfaq me kompleks hotelerie “Relux” me 7 kate 100% në pronësi të tij të cilët shërbejnë si lavatriçe të parave të pista.
Për me tepër, që në këto pasuri, BKH zbuloi, se janë blerë me miliona të botës së krimit; si dhe që janë pasuri politikanësh, të fshehura nën emrat e çiftit “Mamaqi”./Pamfleti
Lini një Përgjigje