TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 19:06

"U kthye sepse gjeti terren të lirë", Roland Bejko: Basha ka marrë telefonatë nga një zyrtar i lartë i SHBA

Shkruar nga Pamfleti

"U kthye sepse gjeti terren të lirë", Roland Bejko: Basha ka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka zbuluar se marrëdhëniet e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha me ndërkombëtarët, janë intensive dhe në nivelet më të larta.

Gjatë bisedës ai ka zbuluar edhe një episod kur ka qenë prezent në zyrën e Bashës dhe ky është telefonuar, nga një zyrtarë i lartë nga SHBA.

“Të jesh e sigurt që zoti Basha ka komunikim me ndërkombëtarët, sepse kam qenë vetë prezent. Rastësisht një ditë në zyrë ndodhi që u telefonua me dikë shumë të rëndësishëm nga SHBA dhe mua më bëri shpresëplotë. Pjesa tjetër është shumë prive dhe gjithçka tjetër në kohën e duhur.

Besoj se po, megjithatë të shikojmë. Në kuptimin që është kryetari i Partisë Demokratike, ka mbështetjen brenda Partisë Demokratike, se pyetja ishte pse u kthye dhe Basha, ta marrim këtë përgjigje.

Basha u kthye sepse e gjeti terrenin të lirë, një vit e gjysëm që u largua, askush nga lidershipi që la Basha në krye të PD, apo edhe dikush nga jashtë, nuk u investua që të ishte ai fituesi i garës” tha Bejko për TCH.

basha bejko telefonate

Lini një Përgjigje