TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Qershor 2025, 17:45

U akuzua për falsifikim dokumentesh, Bido i përgjigjet opozitës: Fushatë përbaltje kundër meje

Shkruar nga Pamfleti

U akuzua për falsifikim dokumentesh, Bido i përgjigjet opozitës:

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Aridt Bido ka folur lidhur me akuzat e opozitës për një dokument të falsifikuar.

Flamur Noka dhe Sali Berisha e kanë akuzuar për falsifikim dokumentesh në kohën kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Deputeti i PS i ka konsideruar këto sulme si pjesë të një fushate përbaltjeje pa asnjë bazë faktike.

"Sali Berisha dhe Flamur Noka, po bëjnë fushatë shpifjesh me qëllime politike. Ky lloj komunikimi politik duhet të marrë fond dhe shpresoj për një ndryshim të etikës politike duke nisur nga shtatori i 2025”, tha Bido për “News 24”.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë duan politikë ndryshe, duke shmangur sulmet personale të pabazuara.

“Fatkeqësisht, opozita nuk e ka kuptuar dhe prandaj opozita është në këtë gjendje. Opozita vijon të bëjë akuza të pabaza. Sulmi i Berishës apo Flamur Nokës më vonë ndaj meje është një rast i tillë. Është pjesë e përbaltjes, është pjesë e politikës për të hedhur balto ngado.

Arkivat i kam drejtuar për nëntë vite dhe ata insuojnë për një dokument që është i dixhitalizuar nga viti 2001, kur unë kam qenë 14 vjeç, kur kryeministër në këtë vend ka qenë një aleat i tyre. Shpifja dhe përbaltja është shumë e dukshme. Politika shqiptare është mësuar me idenë që shpif e shpif se diçka do ngelet”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje