TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2025, 21:12

"Trajtim mizor ndaj Veliajt", Bamir Topi: Rama ka kapur gjithçka!

Shkruar nga Pamfleti

"Trajtim mizor ndaj Veliajt", Bamir Topi: Rama ka kapur

Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur gjithçka. Topi komentoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, ku tha se: “Sa i përket aspektit politik, shikoj që ka një trajtim mizor ndaj Erion Veliajt. Për interesa politike këtu bëhet gjithçka”.

Ndër të tjera, Topi deklaroi se “sot opozita është pa gojë, pasi kreu i saj është bashkautor i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008”.

Në këto ndryshime bën pjesë edhe zgjedhja e Presidentit me 71 vota. Ja çfarë ndodh kur Presidenti emërohet, nuk e ka fuqinë të kundërshtojë”, tha Topi.

Kur u pyet nëse opozita duhet të futet në këto zgjedhje, ish-Presidenti u përgjigj: “Nuk po shikoj që opozita po trajton në një debat të fortë politik atë që po ndodh me dekretin. Ne i dhamë peshë jo anës juridike të çështjes, por anës politike. I bie që Rama ka të drejtë të bëjë gjithçka, ndërsa kemi një opozitë spektatore.”.

Sipas tij, “përgjegjësia për pjesëmarrjen në zgjedhje është e një partie që ka mbi 50 deputetë në Parlament, që marrin rroga të majme, që kanë mbrapa privilegje, dhe nuk besoj se duhet t’u them unë atyre se çfarë të bëjnë”.

Problemi është tek njerëzit, të cilët duhet të kuptojnë që kur ka pasiguri nga politika, duhet të reflektojnë, të orientohen ndryshe. Nuk mund të orientohesh gjithmonë në një pikë”, theksoi më tej Bamir Topi.

 

Lini një Përgjigje