TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Nëntor 2024, 13:56

Tragjedia e Martin Canit kapi shtetin në flagrancë, Rama sulmon mediat: Biznes mediatik

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia e Martin Canit kapi shtetin në flagrancë, Rama sulmon
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një njëjtën vijë me Policinë e Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, ka fajësuar mediat për valën e zëmërimit të publikur shqiptar pas vdekjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani.

Ramo thotë se trajtimi mediatik i tragjedive, si ajo e Martin Canit, u manipulua për të rritur audiencën apo për interesa politike dhe ekonomike.

'Sigurisht sporti një nga ilaçet. Për 1001 arsye. Dua të qëndroj tek një pikë tjetër. Kur një tragjedi merret dhe përdoret si material, për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik ose biznes mediatik. Domethënë të krijojë audiencë sa më shumë. Duke treguar dhe ta tregojnë sa më katastrofike që të mbahen njerëzit pas ekranit. Dalin bëjnë moral dhe tregojnë historia dhe dalin të paguar nga të tjerë. Në këto kushte gjatë gjithë këtyre ditëve është stimuluar një ndjenjë pasigurie se në të gjitha shkollat, fëmijët shkojnë dhe s’dihet a kthehen.

Nuk është rasti. Nëse dëgjon të gjithë të huajt, Shqipëria nga vendet më të sigurta. Një nga arsyet pse turistët e duan Shqipërinë. Takoj të huaj, dhe thonë si ka mundësi. Nuk është ky realiteti në qytetet e mëdha të Europës. Në Londër nuk ecet në rrugë nëse ke një orë në dorë që ka një vlerë, nëse ke një çantë në krahë. Në fund të ditës gjithë procesi i bashkëjetesës së shoqërisë është një proces ngjarjesh, problemesh që nuk janë zgjidhur', tha Rama. 

kryeministri edi rama tragjedia e martin canit

Lini një Përgjigje