TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2024, 21:30

Trafikimi i mbetjeve toksike, Berisha: Krim monstruoz i autoriteteve shqiptare, Europol të hetojë!

Shkruar nga Pamfleti
Trafikimi i mbetjeve toksike, Berisha: Krim monstruoz i autoriteteve shqiptare,
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar lidhur me çështjen e mbetjeve toksike, duke thënë së është një krim i autoriteteve shqiptare.

Ai tha se u faktua në mënyrë përfundimtare, se me rastin e fundit i Durrësit me destinacion Triesten dhe më pas Tajlandën, kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare.

“Prej dy javësh, lajmet ndërkombëtare për Shqipërinë, lajmet e vendit janë dominuar nga Shqipëria eksportuese e lëndëve toksike e mbetjeve të rrezikshme me anije të kthyera nga një vend në një vend tjetër, të mbetura në det dhe të nisura për në Shqipëri. Në krye të radhës ju informova se qytetarët digjital, kohë më parë kishin informuar se në Shqipëri depozitohen lëndë kimike supertoksike në tunelet e vendit. E vërteta është se sot u faktua në mënyrë përfundimtare, se rasti i fundit i Durrësit me destinacion Triesten dhe më pas Tajlandën, kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëvë shqiptarë, por dhe vendeve të tjera”, tha Berisha.

Kreu i PD i bëri thirrje Eurojust dhe Europol që të vijnë dhe të hetojnë çështjen të cilën ai e quan krim monstruoz. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve, që të ngrihen në protesta të fuqishme.

“Le të falenderojmë ne përfaqësuesit e rrjetit ndërkombëtar të Bazelit. Le të falenderojmë për mbrojtjen që ata po i bëjnë interesave, shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, duke gjurmuar hap pas hapi këtë veprimtari të tmerrshme kriminale të autoriteteve shqiptare. Mirënjohje të pakufishme. Por ftesa ime është të dërgojnë misione, të hetojnë në tunele të Shqipërisë, aty ku fshihet e vërteta e biznesit kriminal të Edi Ramës. Aty do të mësojnë se cili është Edi Rama dhe banda e tij që qeveris Shqipërinë. I bëj thirrje EuroJust, Europolit, të vijnë dhe të hetojnë këtë krim monstruoz që autoritetet e vendit bëjnë ndaj qytetarëve shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme kundër këtyre kriminelëve që janë të aftë të trafikojnë, të kërcënojnë, të rrezikojnë çdo jetë të qytetarëve shqiptarë për tu pasuruar vetë me veprimtari të tillë”, deklaroi Sali Berisha.

sali berisha skandali me mbetjet toksike

Lini një Përgjigje