
Drejtësia vijon të mbetet shumë e rëndësishme për amerikanët. Në mungesë të një ambasadori me kohë të plotë, SHBA dërgoi në ambasadë të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn.
Kjo e fundit ka pasur sot një takim me ambasadorin e BE në vendin tonë, duke e bërë të qartë se forcimi i drejtësisë mbetet prioritet për amerikanët.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, njofton ambasada.
Që pas largimit të Yuri Kim, ambasada ka mbetur pa jë drejtues. I nominuari nga presidenti Biden është bllokuar në Senat.
Lini një Përgjigje