TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2023, 08:45

Tetë diplomatë amerikanë mblidhen në Tiranë për të diskutuar prioritetet e SHBA në Ballkan, Yuri Kim zbardh detajet

Shkruar nga Pamfleti
Tetë diplomatë amerikanë mblidhen në Tiranë për
Diplomatët dhe ambasadorë e SHBA në Ballkan

Diplomatë e ambasadorë me peshë në politikën amerikane, si asnjëherë më parë, janë mbledhur dje në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar se në Tiranë, mes tetë diplomatëve, po qëndrojnë Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm amerikan James Rubin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff  Hovenier, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill dhe të tjerë diplomatë të tjerë që shërbejnë në Ballkan.

Pritësja e këtij takimi, Kim ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka mirëpritur ambasadorët dhe dy diplomatët Rubin dhe Escobar, siç ka shkruar ajo, për t’i diskutuar dhe koordinuar prioritetet amerikane në Ballkan.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderuar ambasadoren Kim për pritjen.

“Ishte një mundësi e mrekullueshme që t’i diskutojmë prioritetet tona rajonale dhe globale, përfshirë invazionin e Rusisë në Ukrainë, mundësitë për energjinë si dhe fuqizimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Hovenier.

 

shba ballkan shqipëria

Lini një Përgjigje