
Dhjetëra efektivë përplasen me aktivistët e Shqipëria Bëhet
Një skenë skandaloze ka ndodhur para Kryeministrisë. Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nisi një protestë ditën e djeshme, ndërsa sot ka ndërhyrë policia.
Lapaj vendosi të bëjë një protestë ndryshe, pasi dje u ul në një karrige dhe deklaroi se do të qëndrojë aty duke protestuar i vetëm. Sot ka pasur shumë të tjerë që i janë bashkuar, por në mbrëmje ai ka tentuar të vendosë 2 çadra kampingu para Kryeministrisë, për t’u bërë ballë temperaturave.
Por ka ndërhyrë policia, duke mos lejuar ngritjen e tyre. Me dhjetëra efektivë janë përplasur me Lapajn dhe aktivistë të “Shqipëria Bëhet”. Në fund u bë sekuestrimi i çadrave dhe më pas efektivët u larguan. Skenat kanë qenë skandaloze, pasi çfarë pune i prishte Edi Ramës një çadër para Kryeministrisë?
"Sot na u bashkuan vajza në protestë dhe menduam të vendosim çadra për vajzat. Erdhën forcat e policisë dhe në një mënyrë shumë barbare bënë një sjellje, e cila u shkon vetëm vendeve që janë në diktaturë. Ju e dini se sa shumë i kam mbrojtur unë punonjësit e policisë, por kjo nuk ka lidhje me policinë. Brenda policisë ka segmente banditeske që janë militantë politikë dhe nuk kanë njerzillëkun për të shpjeguar ligjin. Dallkaukë që nuk kanë konspektin e ligjit. Duan të ndalojnë protestën, ta dinë që do jemi me javë", tha Lapaj.
Më herët, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e mosreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”, pasi shoqëria dhe rinia janë drejt një dëmtimi të pakthyeshëm. Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
“Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 Dhjetorin, përballë një gjendjeje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj.
Nuk ka asgjë për të festuar në këtë fund, në një vend ku qeveria i është turrur GJK-së për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajnë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët. Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapë krahun”, tha Lapaj.
Lapaj tha se kjo protestë është nevojë e shoqërisë për të kuptuar që ka reagim ndaj padrejtësive. Ndër të tjera ai tha se qeveria e Ramës ka vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe se këto para janë përdorur për të deformuar vullnetin politik të vendit dhe për të mbajtur veten në pushtet.
“Jemi në kushtet kur shoqëria kërkon impuls, që ka një reagim ndaj një mbi pushteti të një njeriu që, si kanceri në tru, ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit. Protestës time do t’i bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.
ky po behet si arixhi po ben çadra me plasmas, do.ishte me mire te bente dhe shporta e kanistra me thupra
Cfare problemi krijon cadra, i prish kornizen me poça Kryeministrit
Njerezit duhet te reagojne. Eshte e turpshme si mund te rrime kaq te terhequr kur gjitheandej vjen era mut. Kete vend e ka pllakosur varferia. Jeta reale nuk jane kullat makinat e bukura, prostitutat qe kane mbush Tiranen , drogaxhinjt, injorantet, por ata qe kane vendosur te jetojne me pune te ndershme dhe qe nuk mbyllin dot muajin, dhe pse deri dje kane qene shtrese e mesme. Ky pallosh e bastardoi cdo gje. Nje psikopat qe mban peng nje komb te tere.
Problemi eshte se jane te gjithe nje soj, popullit I ka humbur besimin, prandaj nuk çohen
Po na ben interesantin.