
Bashkia e Vlorës vijon të përfshihet nga lëvizjet politike dhe dorëheqjet e pazakonta. Elis Halili, i cili mbajti detyrën si nënkryetar dhe më pas si kryetar i komanduar për rreth dy muaj, ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen zyrtare edhe nga posti i nënkryetarit.
Halili mori drejtimin e përkohshëm të bashkisë pas largimit të papritur të Ermal Dredhës, i cili dha dorëheqje pa shumë sqarime, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve vendore të majit. Gjatë kësaj periudhe, Halili qëndroi në krye të institucionit deri në përfundimin e procedurave për zëvendësim dhe konstituimin e kryetares së re të zgjedhur, Brunilda Mersini. Por duket se sot ai është larguar.
Burime nga brenda bashkisë e lidhin dorëheqjen e Halilit me ndryshimet politike të brendshme, por edhe me përplasjet për ndarjen e kompetencave dhe kontrollit institucional në qytet.
Lini një Përgjigje