TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2025, 18:13

“Boll me këtë dallgë halucinante”, Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj ortakut të familjes Berisha: Po betonizon Farkën

Shkruar nga Pamfleti
“Boll me këtë dallgë halucinante”, Erion Braçe
Fatmir Bektashi dhe projekti i tij për betonzimin e Farkës

Deputeti socialist Erion Braçe ka shpërthyer në kritika të forta ndaj batërdisë që po bën Fatmir Bektashi me ndërtimet në Tiranë. Kompania e ortakut të familjes Berisha ka marrë leje për të betonizuar Farkën dhe sipas Braçes kjo është skandaloze.

Dallgë betoni në kodrat e Farkës; Boll me këtë dallgë halucinante që këtu quhet baladë e atje quhet mangalem! Tani edhe ju që blini; Boll bletë që thjesht flini në konvikt, boll! Duhet një ekuilibër i ri mes natyrës dhe ndërtimit; Duhet tani! Dhe nis te bujqësia, jo te ndërtimi; Duhet bërë bujqësia të prodhojë më shumë para sesa pjesa e tokës bujqësore që shitet për t’u bërë dallgë”, shkruan Braçe.

Këtë kompleks me 142 vila, po e investon dhe ndërton kompania “Kontakt Sh.p.k”, që zyrtarisht është në pronësi të ndërtuesit Fatmir Bektashi, ndërsa faktikisht e ka në ortakëri me Argita Berishën  e Jamarbër Malltezin, më të cilët ka ndërtuar kullat te ish-kompleksi “Partizani”.

Bektashi, nuk po e ndërton pa leje këtë kompleks vilash me stil “hangarësh” të projektuar nga një studio holandeze, por me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ku kryetar është kryeministri Edi Rama.

Kjo leje ndërtimi është fryt i pazarit të interesave mes Edi Ramës e Sali Berishës, ndërsa miliardat që po investohen te kompleksi “Ballada” buzë unazës në Farkë të Madhe, nuk dihet në çfarë vlere janë, si e kanë siguruar tokën pronë shtetërore dhe nga cilët burime vijnë miliardat. Skandali është se Fatmir Bektashi është me dy dosje në SPAK.

 

 

1 Komente

  1. m
    myseqari

    O Brace, dil ne foltore te Kuvendit dhe thuaja ne sy para gjithe opinionit shqiptar se ti Edi Rama je autori kryesor i ketyre pazareve dhe kontratave me mafjen e ndertimit dhe Berishen per betonizimin dhe rrenimin Tiranes dhe Shqiperise!!!!!! Atehere do jesh me i respektuar nga opinioni publik shqiptar, pa ciu ciu...nuk i intereson kujt.

    Lini një Përgjigje