
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sistemin Tims është ndërprerë për 5 minuta pas tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka kërkuar fjalën, por kryetari i Komisionit, Ervin Salianji është shprehur se radhën e kishte ligjvënësi i opozitës, Lefter Gështenja.
“E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë”, tha deputetja socialiste, ndërsa Salianji iu drejtua: “Kur ta drejtoni ju! Gështenja e ka fjalën”.
Pasi nuk iu dha fjala në Komision, Gjylameti është larguar nga salla ku zhvillohet Komisioni ndërsa mbledhja u ndërpre për 5 minuta.
Pjesë nga debati:
Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.
Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë
Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën
Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla
Saliannji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, Le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan
Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.
Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.
Gogu: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen
Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë
Lini një Përgjigje