TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Shkurt 2023, 17:19

Telashe për spiunin Ilir Metaj, Kuvendi nis procedurat për ta nxjerrë nga politika

Shkruar nga K.T

Telashe për spiunin Ilir Metaj, Kuvendi nis procedurat për ta

Enkelejd Alibeaj ishte ai i cili kërkoi llogari se përse nuk është hapur dosja për Ilir Metën, duke fundosur kreun e PL.

Rikthehen telashet për Ilir Metën. Pas një qetësie rreth 3 muaj, Kuvendi i është rikthyer çështjes së dosjes së Sigurimit. Ndonëse në nëntor ligji u miratua, ende sot nuk ka asnjë të dhënë se çfarë përmban dosja e spiunit të famshëm I.M.

“Pamfleti” e ka denoncuar disa herë faktin se PS e hodhi në “kalendat greke” këtë çështje, ndërkohë që sot kanë nisur diskutimet në Kuvend për të ndryshuar ligjin për Partitë Politike dhe ligjin për integritetin e personave që emërohen, ku PS kërkon që sigurimsat të mos marrin mandat deputeti dhe po ashtu të mos kandidojnë dot në zgjedhjet vendore.

PS dhe PD kanë shkuar me propozime të ndara, teksa në Komisionin e Ligjeve ka pasur dhe debate. Enkelejd Alibeaj ishte ai i cili kërkoi llogari se përse nuk është hapur dosja për Ilir Metën, duke fundosur kreun e PL.

Është detyrim ndaj së shkuarës, por mbi të gjitha detyrim i së ardhmes. Mos e bëni siç e bëtë me hapjen e dosjeve disa muaj më parë, e mbi të gjitha ajo çështje që ju vuri në lëvizje për hapjen e dosjeve, të çohet deri në fund, për të treguar seriozitetin tuaj dhe të Autoritetit të dosjeve”, tha ai.

Nga ana tjetër deputetja e PS, Ermonela Felaj u shpreh se duhet të ndiqet e njëjta praktikë si me përjashtimin nga politika të personave me rekorde kriminale. Sipas saj, as spiunët e Sigurimit nuk mund të futen në Parlament apo bashki.

"Siç vepruam me ata që kanë patur rekorde kriminale, të veprojmë edhe për ata që kanë patur rekorde bashkëpunimi me ish sigurimin e shtetit. Partitë politike, kryetar të mos jetë një person ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, bëhet verifikimi nga KQZ, dhe nëse refuzon nuk kandidon dot", tha Ermonela Felaj.

Ndërkohë në draftin që PS ka depozituar parashikohet një skemë e tillë. Socialistët kanë kërkuar të shtohet një nen në ligjin “Për garantimin e pastërtisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili nxjerr nga politika të parin Ilir Metën dhe këdo tjetër që ka bashkëpunuar me Sigurimin.  

Nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiake ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtore ose të favorizuar te ish-Sigurimit te Shtetit”, thekson ligji.

Për miratimin e ndryshimeve kërkohen 84 vota dhe sinjalet janë se grupi i Alibeajt do të japë mbështetje për këtë draft duke i dhënë goditje të fortë Ilir Metës, i cili është rreshtuar krah Berishës dhe vetëm i sulmon kritikët e këtij të fundit. /Pamfleti

 

meta dosje spiun i sigurimit

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje