TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2025, 19:29

Të Pashoq/ Çfarë po ndodh në PD, kush po ngre krye ndaj Berishës dhe a do të rikthen tensionet e vjetra?

Shkruar nga Pamfleti
 

Të Pashoq/ Çfarë po ndodh në PD, kush po ngre krye ndaj

Rinumërimi i votave në disa qarqe nis javën e ardhshme! Çfarë do të prodhojë ky proces? Pasi socialistët morën mandatin e katërt qeverisës, e gjithë vëmendja është te çfarë do të ndodhë me demokratët? A do të fuqizohen kritikët e Berishës? A do të bëhen më shumë për ta larguar nga PD dhe për ta riformatuar këtë të fundit? A janë 50 deputetët e 11 majit të gjithë besnikë të kryedemokratit? Kush janë "tradhtarët" mes tyre?

Rivaliteti ka nisur, sfidat publike po ashtu. Alesia Balliu, e zhgënjyera e Sali Berishës, e sfidon këtë të fundit me garë të ndershme për kreun e PD-së. Ajo ka shpallur kandidaturën për të inkurajuar edhe të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë si ajo. Heshtje e detyruar apo paralajmërim furtune në PD? Kur do të bëhet analiza e humbjes?

Çfarë plani ka Berisha? Pse po flitet për një tjetër marrëveshje mes tij dhe Ramës nga demokratët? A do të vijë sërish "dita e kërbaçit" mes "bluve"? Këto dhe të tjera, të gjitha në funksion të një analize për opozitën, por edhe mazhorancën. Na ndiqni sonte në "Të Pashoq", vijnë Alesia Balliu, Edvin Kulluri dhe Ergys Mërtiri.

Duke nisur nga ora 20:00...

 
 

Lini një Përgjigje