TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2024, 16:32

Takimi i Ramës në Selanik, Basha: Shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ramës në Selanik, Basha: Shfaqjet e kushtueshme

Lulzim Basha ka reaguar për takimin e kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë Selanik. Ai u shpreh se përgjegjësi i vetëm për kapjen e institucioneve shtetërore dhe keqqeverisjes është vetëm Rama.

Basha theksoi se “keqqeverisja e kryeministrit Rama ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve, të cilët po largohen masivisht nga vendi në kërkim të një jete më të mirë”.

“Shqiptarët janë të parët si azilkërkues nga një vend që nuk është në luftë, pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë “falas” nga xhepi i tyre, e kjo qeveri u rimburson ilaçe pa asnjë efekt për trajtimin e sëmundjeve, vendi ynë ka çmimet më larta dhe pagat më të ulëta në Europë. Ky është realiteti që rëndon sot mbi shqiptarët”, shkroi Basha.

Basha tha gjithashtu se propaganda e Ramës dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më shumë.

“E ndërsa nuk i mashtron dot më shqiptarët, vjen vërdallë nëpër botë për t’u folur atyre të cilët duhet të mbajnë me para edhe familjen në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes së tij. Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më tej ato”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje