TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 14:28

SPAK kërkon pranga për Berishën, Spiropali: Ai ka sfiduar drejtësinë, tani të përballet

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon pranga për Berishën, Spiropali: Ai ka sfiduar
Berisha dhe Spiropali

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha në një intervistë për Euronews Albania se PS do të votojë lidhur me imunitetin e Sali Berishës pasi këshilli i mandatave të vendosë dhe në varësi të provave të SPAK.

Spiropali u shpreh se sfida që Berisha i ka bërë drejtësisë është i paprecedentë ndaj tani ai duhet të përballet me një proces të rregullt ligjor.

Më 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës. Kjo u bë e ditur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”- thuhet në njoftim.

 

spiropali berisha

Lini një Përgjigje