Kryeministri Edi Rama në konferencën për gazetarët u pyet mbi hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Rama ka reguar në lidhje me të dhënat e SPAK, që deklaroi se 40 milionë euro ka qenë humbja për inceneratorët. Ai tha se është kryeministri dhe jo llogaritar.
Ai tha se është kryeministri dhe jo llogaritar dhe mbi të gjitha i vjen për të qeshur nga “kalkolatriçet popullore për miliona euro”
“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin. Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive t’i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë”, tha ai.
Lini një Përgjigje