TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2023, 13:01

Mungoi në gjyqin e SPAK për 'Gërdecin', reagon Shkëlzen Berisha: S'kam marrë asnjë ftesë!

Shkruar nga Pamfleti
Mungoi në gjyqin e SPAK për 'Gërdecin', reagon
Shkëlzen Berisha

Djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas gjyqit në SPAK ku nuk u paraqit të dëshmonte për çështjen e Gërdecit.

'Në lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, që janë qartaz në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur për t’u paraqitur konform ligjit me të marrë ftesën!', shkruan Berisha në një reagim në Facebook.

 

shkëlzen berisha mungoi në gjyqin e spak

Lini një Përgjigje