
Ilir Metës, president i PL-së, i cili prej muajit tetor 2024 ndodhet në qeli me vendim të GJKKO-së, iu komunikuan sot akuzat nga SPAK lidhur me çështjet që po hetohet lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Ndërsa përshëndet mbylljen zyrtare të hetimeve, Meta i konsideron ato fabrikime të nisura që në Dhjetor 2019.
“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.
Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.
Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh”, shkruan Meta në një postim në rrjetin social.
Lini një Përgjigje