TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2023, 07:18

Sot Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, flitet për zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti
Sot Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, flitet për zgjedhje të
Edi Rama

Ndërkohë një skenar që po përflitet është se kryeministri Edi Rama ka shqyrtuar  mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Socialistët mbledhin sot Kongresin, nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt.

Punimet e kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

Ndërkohë një skenar që po përflitet është se kryeministri Edi Rama ka shqyrtuar  mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Dy grupime të njerëzve me influencë pranë kreut të qeverisë dhe që kanë vëmendjen e tij, i kanë vendosur në tryezë dy mundësi këtë mbrëmje.

Duke marrë parasysh se SPAK ka në shënjestër ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, grupimi i parë i ka sugjeruar Ramës zgjedhje të parakohshme, që kështu t’ia kalojë dardhat ‘e prishura’ drejtësisë. Ndërsa grupimi tjetër, sipas Zhejit, ka paraqitur risqet e këtij propozimi.

Objektivi që të premten shpaloset, për sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosin vjen vetëm me hapjen e partisë, që me gjasë do të lakmojë edhe të djathtët që ende dilemën se kush i udhëheq e kanë të pazgjidhur.

E si një nga kartat e forta të 10 viteve në pushtet, Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit.

Pesha kryesore do të jetë fjala e kryesocialistit Edi Rama, me të cilin do të mbyllet kongresi. Të pranishëm në kongres do të jenë edhe përfaqësues nga partitë simotra evropiane. 

Sot Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, flitet për zgjedhje të

kongresi i jashtëzakonshëm i ps edi rama

Lini një Përgjigje