
Deputeti socialist, Erion Braçe, vijon me denoncimet për skemat piramidale online.
Sipas tij, Xuex po dërgon mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë publike në vendin tonë.
Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist lexoi një nga mesazhet që kompania i ka dërguar anëtarëve.
“Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group Xuex mund të jetë aktualisht duke mbajtue peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, është mesazhi që lexoi Braçe.
Postimi i Braçes:
Dita e gjashtë sot, bllokim total, zero tërheqje parash nga piramida XUEX!
Leo Smith ju kish premtuar “tërheqje që mbaron shpejt” dhe 5 ditë kohe; dita e 6të sot!
Ky në video është mesazhi i fundit i tij, kërcënues për rendin e sigurinë publike në këtë vend, duke ju përdorur ju! Dëgjojeni, për kujtesë më shumë;
Por edhe për të kuptuar, nga goja e Leo Amith;
1. Paratë tuaja i ka EG Investiment Group dhe XUEX;
2. Paratë tuaja i ka marrë XUEX;
3. Paratë tuaja i disponon XUEX;
4. Paratë tuaja i ka bllokuar XUEX;
5. Paratë tuaja i grabit XUEX.
Askush tjetër nuk ka akses mbi paratë tuaja dhe kuptoni;
EG Investiment Group dhe XUEX nuk janë në Shqipëri, nuk janë të rregjistruara në Shqipëri, nuk janë të licensuara, autorizuara në Shqipëri;
Është ndërtuar e tillë pikërisht që akses në paratë tuaja të kenë veç ata; unë jo e jo, ndonjë anëtar tjetër i qeverisë apo kuvendit fare fare!
Në anë tjetër, për të gjithë ata që më shkruajnë “janë mërzitur njerëzit me ty në Divjakë e Lushnje se po të mos flisje ti do vijonin të merrnin paratë”, kam këtë për t’iu thënë:
Po të mos flisja unë, përsëri ju nuk do merrni paratë; siç ju që kishit hyrë në TXEX nuk i morët paratë edhe pse nuk kisha folur unë ende- piramida ra pa folur unë, unë fola ditën e tretë të bllokimit të parave tuaja; ndërkohë, po mos të kisha folur unë të tjerë njerëz do kishin hyrë në piramidë se kështu funksionon-hyjnë të rinj që të paguajnë për ju që hytë më herët; kështu jo i morët ca para, por këta që hynë në korrik e gusht nuk do merrnin asgjë-kështu bien piramidat!
Tani keni veç një gjë në dorë;
Denonconi agjentet dhe dy piramidat që po ju grabisin paratë!
Lini një Përgjigje